FOTO/ Të dy të dëmtuar, Sadiku nuk harron Roshin: E kalojmë bashkë, dhe rikthehemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 14:04

FOTO/ Të dy të dëmtuar, Sadiku nuk harron Roshin: E kalojmë bashkë, dhe rikthehemi…

Vetë ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, që do e lërë jashtë fushave për shumë kohë. Por, Armanda Sadiku, nuk harron as Odise Roshin, që vetëm një javë më parë, u dëmtua edhe ai në gju, dhe tashmë do të mungojë për të paktën 4 muaj.

Sadiku Roshi

Përveçse shokë skuadre në Kombëtare, të dy janë edhe miq të mirë jashtë fushe, pasi kanë qenë edhe tek moshat e Shqipërisë, për shumë kohë bashkë. Sadiku, në një postim në Instagram, i kushton një dedikim të veçantë Roshit, ku shkruan se të dy do e kalojnë bashkë këtë dëmtim, për t’u rikthyer e për të bërë gjëra akoma më të bukura.

“Na takon që ta kalojmë këtë dëmtim bashkë shoku im. Për t’u kthyer edhe më të fortë se më parë e të bëjmë gjëra akoma më të bukura se kemi bërë deri tani.” – shkruan Sadiku.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"