FOTO/ Tapeti po rimbillet, ja si duket sot fusha e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 19:43

FOTO/ Tapeti po rimbillet, ja si duket sot fusha e Laçit

Në këto tetë sezone pjesëmarrje radhazi në Kategorinë Superiore, Laçi është shquar për mirëmbajtjen e fushës. Mirëpo, në fillimin e këtij kampionati, tapeti kishte marrë një pamje të keqe, prej dëmtimit gjatë verës.

Laci-Vllaznia

Pas ndeshjes me Vllazninë, drejtuesit e klubit morën vendimin për rimbjelljen e fushës, në mënyrë që ajo të kapë parametrat e sezonit të kaluar, duke qenë një ndër më të mirat në vend. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një foto nga punimet që po bëheshin sot në stadium.

Stadiumi i Laçit

Pritet që Laçi në ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Flamurtarit ta luajë në një fushë asnjanëse (me shumë mundësi në Krujë), derisa tapeti të jetë gati pas hedhjes së farës së re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"