Foto / Takim Gjici-Takaj pak orë para ndeshjes, diskutimi i titullit fillon… në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 16:11

Foto / Takim Gjici-Takaj pak orë para ndeshjes, diskutimi i titullit fillon… në tavolinë

Ndonëse Kukësi dhe Skënderbeu diskutojnë sot titullin kampion në Superiore me një sfidë direkte vendimtare, presidentët e këtyre dy skuadrave nuk e harrojnë miqësinë mes tyre. Edhe sot, pak orë para ndeshjes, të dy kanë drekuar qetësisht së bashku.

gjici takaj

Në foton e botuar nga “Procesi Sportiv” shihet qartësisht dyshja drejtuesve e klubeve që rivalizojnë për kampionatin, duke qëndruar së bashku në restorant. Por ndryshe nga herët e tjera, kur janë shfaqur të shoqëruar nga një numër i madh zyrtarësh klubesh në çdo hap që hedhin, këtë radhë ata kanë preferuar që këtë drekë ta konsumojnë të izoluar nga të tjerët.

Takaj-Gjici topi i arte

Gjici dhe Takaj ironizojnë shpesh me njëri-tjetrin në media, me batuta të ndryshme. Por gjithmonë në publik janë shfaqur mjaft miqësorë dhe të mirëkuptueshëm në krah të njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"