FOTO/ Surprizë në tribuna, kampioni i saposhpallur në boks prezent në ndeshjen Shaktar-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 19:41

FOTO/ Surprizë në tribuna, kampioni i saposhpallur në boks prezent në ndeshjen Shaktar-Inter

Interi u përball me Shaktar Donjetks në transfertën e vështirë të Ukrainës duke luajtur mes temperaturave të ulëta.
bandicam 2021-09-28 19-33-44-181

Por vëmendja e kamerave gjatë ndeshjes ka shkuar te një i ftuar special, pikërisht kampioni i botës në boks Aleksandër Usik.

Ukrainasi u pa në shkallët e stadiumit natyrisht për të përkrahur skuadrën e vendit të tij.

Pak ditë më parë, Usik u shpall kampion bote në boks duke mposhtur pas 12 raundesh britanikun Antoni Xhoshua.

Ky i fundit pësoi humbjen e dytë në karrierë, në një dominim total nga Usik i cili nuk njeh humbje në karrierën e tij profesionale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"