FOTO/ Super sfida e javës, Partizani sërish “thumba” Skënderbeut: Paranoja!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 20:26

FOTO/ Super sfida e javës, Partizani sërish “thumba” Skënderbeut: Paranoja!

Ditën e hënë luhet super sfida e javës së 30-të, mes Partizanit dhe Skënderbeut. Thumbat në distancë kanë filluar, dhe të kuqtë ditën e djeshme, postonin në faqen zyrtare në Facebook, një event te ndeshjes, e etiketonin Skënderbeun me emrin “hamzai”.

guerrils

Reagimi i klubit korçar ka ardhur ditën e sotme, ku “ujqërit” shkruanin: “Hamzain nuk e sollëm ne, atë e gjetëm mes jush.” Por, sot, në faqen në Instagram, Partizani zgjedh sërish të provokojë korçarët me një këngë të grupimit të kuq, “Ultras Guerrils”, të cilët përmendin fjalën “Paranoja”. Diçka të tillë, klubi shkruan në Instagram, ku në sfond poston tifozët.

partizani paranoja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"