FOTO/ Sulmuesi i Mançester Sitit tallet me Xhakën: Shikoni çfarë force

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 12:37

FOTO/ Sulmuesi i Mançester Sitit tallet me Xhakën: Shikoni çfarë force

Dueli mes Taulant Xhakës dhe Rahim Sterlingut ishte një pak momentet për të cilin u fol për 26-vjeçarin për shkak të fotos që bëri xhiron në rrjetet sociale. Sepse mesfushori i Bazelit u ndëshkua me karton të verdhë në humbjen 4-0 të skuadrës së tij në “St. Jakob-Park” dhe si pasojë do të mungojë në ndeshjen e kthimit. As protagonisti i saj, Sterling, nuk mbeti indiferent.

xhaka sterling

Ai e postoi foton në “Instagram”, me diciturën ironike: “Shikoni çfarë force… shikoni çfarë force”, duke iu referuar faktit se po e mbante Xhakën të gjithë në shpinë dhe nuk po rrëzohej. Mançini – Skuadra e Guardiolës thuajse e siguroi kualifikimin në çerekfinale dhe ndeshja e kthimit në “Etihad”, në 7 mars, pritet të jetë thjesht një formalitet.

Ish-trajneri i “qytetarëve”, Roberto Mançini, beson aq shumë në skuadrën që ka ndërtuar spanjolli, sa i shikon ata kandidatë të mundshëm për të triumfuar në finalen e Kievit. “Mund t’ia dalin. Siti është përmirësuar shumë këtë sezon. Tani luajnë në një nivel të lartë dhe mund ta fitojnë Champions-in”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"