Foto Strakosha zbulon prapaskenën: Thomasi mund të kishte shkuar në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 21:21

Foto Strakosha zbulon prapaskenën: Thomasi mund të kishte shkuar në Angli

Ish-portieri i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, ka zbulur për mediat italiane një prapaskenë në lidhje me djalin e tij, Thomasin.

foto thomas strakosha

Ai ka treguar se përpara kthimit të Thomasit te Lacio në verën e këtij viti, ishte pranë kalimit në Angli te skuadra e kategorisë së dytë, Kardif.

“Çdo gjë po shkon shumë mirë te Lacio dhe ai ka bërë zgjedhjen e duhur që shkoi aty. Fati ka qënë në krahun e tij sepse pasi përfundoi huazimin te Salernitana, ishte gati për të firmosur me Kardifin”, tha Foto Strakosha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"