FOTO/ Stërvit Shqipërinë U-17, De Biazi mesazh Bulkut: Paç fat! Më ke ndihmuar shumë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 22:45

FOTO/ Stërvit Shqipërinë U-17, De Biazi mesazh Bulkut: Paç fat! Më ke ndihmuar shumë te…

Ish-asistenti i trajnerëve De Biazi dhe Panuçi te Shqipëria, Ervin Bulku ka nisur detyrën e re të trajnerit të Shqipërisë U-17. Ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares ka marrë urime të veçanta nga ish-tekniku kuqezi Xhani De Biazi.
De Biazi-Bulku
Tekniku italian, që arriti të kualifikonte Shqipërinë për herë të parë në një eveniment madhor futbolli (EURO 2016) i uroi shumë fat 39-vjeçarit, të cilin e ka patur bashkëpunëtor të ngushtë gjatë viteve 2015-17 te stoli i Shqipërisë.

“Shumë fat të mbarë, Evin! Më ke ndihmuar shumë me ekipin tonë kombëtar! Të uroj sa më shumë sukses!”, komentin De Biazi në faqen zyrtare të FSHF-së në Instagram.

bulkuuu


View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"