FOTO / Statistikat e kualifikueseve barazojnë Shqipërinë me Anglinë, na kalojnë vetëm 4 kombëtare “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 0:45

FOTO / Statistikat e kualifikueseve barazojnë Shqipërinë me Anglinë, na kalojnë vetëm 4 kombëtare “big”

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka luajtur 6 nga 10 ndeshjet e saj të kualifikueseve të Botërorit 2022 dhe në fund të sfidave të shtatorit, e sheh veten në pozita mjaft të favorshme ku ka fatin në duart e saj për të siguruar pjesëmarrjen në play-off.

gjimshiti kejn

Vendi i dytë në grup ka ardhur si meritë e katër fitoreve, të cilat kanë përkuar edhe me faktin se në ndeshjet ku kanë dalë me tri pikë, kuqezinjtë kanë ruajtur edhe rrjetën e paprekur. Një statistikë që e rendit përfaqësuesen shqiptare mes ekipeve më të mira në këto kualifikuese.

Ekipi “perfekt” është Danimarka, që ka luajtur 6 ndeshje, i ka fituar të gjitha dhe nuk ka pësuar asnjë gol deri tani. Më pas, janë me 5 ndeshje me rrjetën e paprekur skuadrat e Gjermanisë, Kroacisë dhe Italisë.

renditja e ttjerave te paprekura

Pas tyre vjen Shqipëria që nuk ka pësuar gola në katër ndeshje: të dyja ndaj San Marinos, atë ndaj Andorrës dhe atë ndaj Hungarisë. Një bilanc të cilin duhet të përpiqet ta përmirësojë në katër sfidat e mbetura ku sigurisht do të ketë përballë kundërshtarë të vështirë, mes të cilëve edhe Anglinë e cila po ashtu si Shqipëria, ka pësuar gol vetëm në 2 nga 6 ndeshjet e luajtura në grupin të cilin e kryeson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"