FOTO/ Stadiume me stjuart, Gjika tallet: Në Gjirokastër një trim e bëri zap…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 22:52

FOTO/ Stadiume me stjuart, Gjika tallet: Në Gjirokastër një trim e bëri zap…

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, vazhdon të ndjekë me interes të madh skuadrën e Flamurtarit. Por, në një reagim në Facebook, ai shprehet se në këtë sezon, nuk e gjen dot një ekip për titullin kampion, por nga ana tjetër, komenton edhe sigurinë në stadiume.

Gjika

Duke paraqitur një foto të një stjuarti në stadiumin e Gjirokastrës, ku Flamurtari luajti në transfertë ndaj Luftëtarit, ai shprehet me ironi se: “Ekipin për titull nuk e gjej dot, por një gjë e them me siguri Ylli, tani që siguria në stadiume ruhet me stjuart, gjithçka do të jetë super. E kam shembullin nga ndeshja në Gjirokastër, ja shihe trimin si i bëri zap ultrasit…”

stjuart

f937ece9-288f-48cf-8bb1-da14f14084f4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"