FOTO/ Skënderbeu “nuk bie nga kali”, edhe i dënuar u prin shqiptarëve në renditjen e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 20:46

FOTO/ Skënderbeu “nuk bie nga kali”, edhe i dënuar u prin shqiptarëve në renditjen e UEFA-s

UEFA ka përditësuar në datën 4 tetor listën e renditjes së klubeve europiane, me Realin e Madridit që kryeson, e ndiqet nga Atletiko e Madridit dhe Barcelona.

skenderbeu uefa

Por, e veçanta qëndron tek ekipet shqiptare. Edhe pse Skënderbeu është i dënuar me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane prej UEFA-s, vendim ky i përforcuar edhe nga KAS-i, klubi korçar vazhdon të jetë i pari ndër ekipet shqiptare.

Skënderbeu renditet i 175-ti në Europë, me 6.000 pikë, ndërkohë që është i pari për ekipet shqiptare.

skenderbe

Pas korçarëve, në vendin e 186-të, dhe i dyti për shqiptaret, është Kukësi, me 5.500 pikë.

Capture11

Më tej, në vendin e 232-të nga shqiptaret, renditet Partizani, me 4.500 pikë.

44

Vettëm vendi i 321-të për Laçin, e katërta në renditje për ekipet shqiptare, me 2.750 pikë.

55

Ekipet e tjera në radhë, janë Teuta, në vendin e 374-t me 1.475 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh, renditen edhe Luftëtari e Tirana, që mbajnë përkatësisht vendin e 377-të dhe 378-të.

555

Ndërkohë, përsa i përket renditjes së përgjithshme, Reali kryeson me 122.000 pikë, plot 10.000 më shumë se Atletiko. Plotëson podiumin, ndërsa vendi i katërt për Bajernin e Mynihut. Italiania e parë në renditja është Juventusi, që mban vendin e pestë, ndërsa më tej vijnë Mançester Siti dhe PSG. Më poshtë, edhe renditja e 20 ekipeve të para në listë.

dd

532

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"