FOTO/ Skedina e çmendur, tifozi fiton qindra euro prej Ronaldos e Higuainit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 21:29

FOTO/ Skedina e çmendur, tifozi fiton qindra euro prej Ronaldos e Higuainit

Një skedinë e çmendur, që mund ta cilësojmë me plot kuptimin e fjalës, po qarkullon orët e fundit në portalet italiane. Një tifoz, në ndeshjet e ditës së dielë, kishte parashikuar plot 4 golashënues, dhe në fund fitoi plot 510 euro.

Cristiano-Ronaldo-

Tifozi kishte parashikuar dygolësh të Ronaldos, në ndeshjen e Juves ndaj Sasuolos, një gol të Higuainit ndaj Kaljarit, si dhe golat e Meite te ekipi i Torinos, ndaj Udinezes, dhe golin e Piatek të Xhenoas, ndaj Bolonjas.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"