FOTO/ Sinjale largimi? PSG festonte fitimin e titullit, ndërsa Nejmar luante… poker

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 18:05

FOTO/ Sinjale largimi? PSG festonte fitimin e titullit, ndërsa Nejmar luante… poker

PSG siguroi ditën e djeshme edhe matematikisht fitoren e titullit në Francë, pas goleadës 7-1 ndaj Monakës. Protagonist këtë sezon me ekipin parizien, ka qenë edhe lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë, Nejmar. Por, një dëmtim në këmbë, ka bërë që ai të mos aktivizohej me ekipin e tij takimet e fundit.

psg

Por, pyetja që ngrenë të gjithë, tifozë të Parisit apo sportdashës, është gjithçka tjetër pa lidhje me futbollin. Ku ishte dje në mbrëmje Nejmar, teksa skuadra e tij festonte rikthimin te titulli kampion në Ligue 1?

Në një foto të publikuar në Instagram, braziliani shihet para një kompjuteri, teksa luan poker. Gjithsesi, veç kompjuterit, shihej edhe ekrani në sfond ku po luhej ndeshja mes PSG dhe Monako.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës, gjithnjë përmes rrjetit social, raportoi edhe “gëzimin” e tij për titullin në Ligue 1.

“Do të doja të isha aty me ju, komplimente!”, do të shkruante ai. A është ky një sinjal “lamtumire” në prag të merkatos verore?

neymar-poker

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"