FOTO/ Silvinjo poston në rrjetet sociale për emërimin te Shqipëria, reagon edhe portugezi Deko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 20:07

FOTO/ Silvinjo poston në rrjetet sociale për emërimin te Shqipëria, reagon edhe portugezi Deko

Braziliani Silvinjo është prezantuar sot si trajneri i ri i përfaqësues shqiptare të futbollit. Një emërim që ai e ka pritur me shumë entuziazëm siç ka treguar në konferencën për shtyp, por edhe me një postim në rrjete sociale.

silvinjo duka zabaleta doriva

“Jam shumë u lumtur që filloj këtë punë si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Jam i bindur që stafi ynë teknik me Pablo Zabaleta dhe Doriva, së bashku me pjesëtarët e tjerë, është i kualifikuar dhe i përgatitur. Me përfshirjen dhe mbështetjen e lojtarëve, federatës dhe të gjithë vendit, do të tentojmë të arrijmë objektivin tonë që është kualifikimi për Euro 2024”, shkruante Silvinjo në këtë postim në rrjetet sociale.

Ndër të parët që ka përshëndetur dhe komentuar emërimin ishte ish-futbollisti i njohur portugez, Deko, me të cilin Silvinjo ka luajtur te Barcelona, apo edhe ish-futbollisti brazilian Edu Shmid, i cili është aktualisht menaxheri i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare të futbollit.

dddddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"