FOTO/ Shqiptari i parë që luajti me Juventusin, shikoni ku është varrosur Riza Lushta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 21:20

FOTO/ Shqiptari i parë që luajti me Juventusin, shikoni ku është varrosur Riza Lushta

Riza Lushta është shqiptari i parë që luajti me Juventusin, madje arriti të shpallej edhe kampion, duke shkruar historinë e klubit bardhezi. 

riza lushta

Ndër shqiptarët e rrallë, që ka pasur një takim me Lushtën para viteve 90- të, ka qenë Bamir Topi. Ish-presidenti i Shqipërisë shfrytëzoi rastin gjatë kohës që kryente studimet pasuniversitare në Torino për të takuar një prej futbollistëve më të mëdhenj që kanë nxjerrë trojet shqiptare.

Bamir Topi

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, veç të tjerash, Bamir Topi, ka zbuluar një detaj interesant për sa i përket varrit të kolosit të futbollit. Ish-presidenti zbulon se varri i Lushtës ndodhet në sektorin e varrezave të myslimanëve dhe duke mos patur familjarë, të afërm dhe ishte disi i braktisur.

“Qëndrimi me Lushtën atë ditë, nuk zgjati shumë. U largova me premtimin se do të takoheshim sërish, por nuk u ktheva më. Jam rikthyer në Torino kohë më vonë, në vitin 2000, kur ai kishte ndërruar jetë. Bashkë me mikun, kolegun tim, i gatshëm kurdoherë edhe sot, sidomos kur flasim për sportin, tifozë të Juventusit të dy, shkuam në varreza.

Riza Lushta pllaka e varrit logo

Doja të vendosja një lule mbi varrin e tij dhe ashtu bëra. Varri i tij ndodhet në sektorin e varrezave të myslimanëve dhe duke mos patur familjarë, të afërm, ishte disi i braktisur. Kjo që kam këtu është “La Gazzetta dello Sport”, që flet për Riza Lushtën pasi ai kishte ndërruar jetë”, tregon Topi për “Panorama Sport”.

Kujtojmë që sezonin e kaluar kampionëve të Juventusit, i është bashkuar edhe sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni, i cili ëndërron të ecë në gjurmët e Lushtës.

UVIL ZAJMI – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Letër nga Riza Lushta, 75 vite më parë kolosi i futbollit shkroi për Shqipërinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"