FOTO/ Shqipëria pa futboll, delet dhe dhitë “pushtojnë” stadiumet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 8:35

FOTO/ Shqipëria pa futboll, delet dhe dhitë “pushtojnë” stadiumet

Në një kohë kur në të gjithë vendet në rajon, për të mos thënë edhe në Europë, futbolli vijon të luhet dhe tifozët të gëzojnë pjesërisht nëpër shkallët e stadiumeve që kanë nisur t’i rikthejnë gradualisht, apo nëpër shtëpitë e tyre, në vendin tonë stadiumet i kanë zënë delet.

dele dhe dhi ne stadium (1)Pamje nga stadiumi i Shijakut gjatë ndeshjes miqësore Erzeni-Partizani B. 4-1 pak ditë më parë

FOTOT: P.Pashollari

Teksa kjo ishte fundjava e dytë që nuk u luajt futboll, nëpër shkallët e stadiumeve tona janë shfaqur dhi dhe dele, të cilat nuk pyesin as për pandeminë dhe vendimet për të ndaluar sportin apo shumëçka.

Siç demostrojnë edhe fotot e siguruara nga gazeta, në shkallë stadiumesh tani ka dhi dhe dele që kullosin lehtësisht…

BOJKOTI – Futbolli shqiptar vijon të mos luhet, teksa këtë fundjavë, krahas kampionatit të Kategorisë Superiore, do të dilnin në fushë edhe skuadrat e të Parës. Mirëpo, me vendim të Ligës Profesioniste, futbolli shqiptar ka bojkotuar lojën si thirrje për qeverinë dhe kryeministrin që të plotësojë kërkesat e artikuluara prej javësh.

Futbollistët këtë fundjavë, ndryshe nga më parë, dolën në fushë por formalisht dhe për të protestuar. Me uniforma, gjithashtu edhe me praninë e arbitrave apo delegatëve të FSHF-së, në pesë stadiumet e Superiores u lexua në union një mesazh nga dhjetë kapitenët, që konfirmuan moszhvillimin e lojës, derisa të ketë plotësim të kërkesave nga kryeministri dhe qeveria.

dhi dhe dele ne stadium (1)

Është për të ardhur keq që mes qeverisë dhe sportit, në këtë rast futbollit, nuk ka një marrëveshje. Për të ardhur keq, që situata ka mbërritur deri në këtë pikë, kur asnjëra palë, as qeveria dhe as pjesa e sportit nuk bëjnë hapa pas, për të gjetur një mënyrë, të mesmen e artë, që futbolli të rifillojë të luhet.

bojkoti666

KAPITENËT – Dy kapitenët e Partizanit dhe Kukësit, Alban Hoxha dhe Emiljano Musta, kërkuan që qeveria të plotësojë 4 kërkesat e klubeve të Kategorisë Superiore për ndryshimet ligjore për ekonominë e futbollit tonë. Portieri i të kuqve theksoi se zgjidhja e situatës nuk është në dorën e klubeve dhe futbollistëve, ndërsa mbrojtësi i verilindorëve u shpreh se nuk do të dëshironte “një pandemi të dytë në futboll”.

“Kjo protestë, pa diskutim që është në të mirën e futbollit. Dihet që futbolli ka probleme dhe siklete. Ne shpresojmë shumë që të zgjidhet, por s’është në dorën tonë”, deklaroi Alban Hoxha. Më tej, ishte Musta që iu përgjigj mikrofonit të “SuperSport”.

“Dihen problemet. Duam shumë të jemi në fushë. Në kushtet që lexuan të gjithë kolegët, duam të jemi si të gjithë profesionistët në të gjithë botën. Shpresoj që të kemi zgjidhje të shpejtë dhe të mos kthehemi pas në pandemi, si ajo që kaluam sepse kemi nevojë për një zgjidhje të shpejtë për futbollin”, u shpreh Emiljano Musta.

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"