Foto / Shqipëria luan me uniformën që i solli fat në Armeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2016 | 14:07

Foto / Shqipëria luan me uniformën që i solli fat në Armeni

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me kompletin e zi të saj në ndeshjen kundër Rumanisë.

tumblr_o90h4ytjTM1vqb7ufo1_1280

Meqë Rumania do të luante me kompletin e saj të verdhë, si skuadër pritëse, për kombëtaren shqiptare ekzistonte mundësia që të vishte përsëri kompletin kuqezi, si në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

Por FSHF ka vendosur që ekipi të përdorë kompletin e zi, ndoshta edhe për çështje fati, duke parë se si me kompletin kuqezi, ashtu edhe më atë të bardhë, me të cilin luajtëm kundër Francës, Shqipëria nuk arriti të marrë pikë.

Festa-e-Shqiptareve-650x358

Me kompletin e zi, Shqipëria arriti të siguronte fitoren vendimtare në Armeni, që i garantoi pjesëmarrjen në Euro 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"