FOTO / Shpëtim Gjika bëhet nostalgjik: Ky është Flamurtari më i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 13:23

FOTO / Shpëtim Gjika bëhet nostalgjik: Ky është Flamurtari më i mirë

Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku i Vlorës dhe njëkohësisht ish-president i Flamurtarit, i është kthyer viteve kur ai drejtonte këtë skuadër. Gjika ka postuar një foto në rrjetet sociale, atë të ekipit të sezonit 2008-2009, duke e cilësuar si skuadrën më të mirë të vlonjatëve.

Gjika dhe Demi

“Për mua personalisht, ky ka qenë ekipi më i mirë i Flamurtarit!

Mbi të gjitha me djem të talentuar dhe të mrekullueshëm, shumica e të cilëve jo vetëm që bënë karrierë sportive, por mbetën edhe sot miq të mi të çmuar!

Madje edhe tre lojtarët e huaj (Paniç, Alvizh e Brajkoviç), ishin profesionistë të vërtetë e pothuajse si vlonjatë!

Ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë në 2009!

ps : trajneri u zëvendësua shumë shpejt me Eqerem Memushin!”, shkruante Gjika në postimin e tij në rrjetet sociale duke kujtuar atë periudhë.

gjika

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"