FOTO/ Shiu shmang tragjedinë, zhvillimi i super klasikes mund të kishte rezultuar fatale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 23:37

FOTO/ Shiu shmang tragjedinë, zhvillimi i super klasikes mund të kishte rezultuar fatale

Reshjet e dendura të shiut u bënë shkaku që super klasikja midis Boka Zhuniorsit dhe River Plejtit të shtyhet për tu luajtur ditën e djeshme. Lajmërimi për shtyrjen e ndeshjes u bë vetëm 2 orë para orarit zyrtar të fillimit të ndeshjes dhe përgatitjet e transmetimit të ndeshje kishin filluar.

platforma

Kameramanët dhe teknikët kishin filluar që të vendosnin platformat që do të shërbenin për filmimin e ndeshjes dhe këtu ka ndodhur një incident që nëse do të kishte tifozë do të kishte rezultuar fatale. Një nga këto platforma ra mbi tribunën ku duhej të ishin tifozët, por për fat të mirë nuk kishte dhe anulimi i ndeshjes duket se ka shmangur një tragjedi.

1-4 2-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"