FOTO/ Shihet afër Juventusit, tifozët shpërthejnë ndaj Vlahoviçit: Respekti fitohet o kurrizo m**i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 11:12

FOTO/ Shihet afër Juventusit, tifozët shpërthejnë ndaj Vlahoviçit: Respekti fitohet o kurrizo m**i

Aksi Fiorentina-Juventus ka prodhuar gjithmonë tension vitet e fundit. Nuk po flasim për fushën e lojës, por për marrëveshjet në merkato. Bardhezinjtë janë gati të rrëmbejnë një tjetër yll nga ekipi vjollcë.

vlahovic

Më parë “Zonja e Vjetër”, mori nga Fiorentina Bernardeskin dhe Federiko Kiezën. Të dy lojtarët adhuroheshin nga tifozëria, por u larguan drejt Juventusit me shumë fyerje.

I njëjti fat i ka ndodhur dhe Dushan Vlahoviçit. Serbi përflitet se ka arritur një marrëveshje me ekipin e Alegrit dhe kjo ka shkaktuar zemërim tek tifozët. Disa parulla janë vendosur jashtë stadiumit për bomberin.

“Respekti nuk fitohet me gola, o kurrizo m**i. Rojet e tua nuk do të të shpëtojnë jetën.”

foto1

foto2

LEXO EDHE: Kërkohet nga gjysma e Europës, Juventusi afër marrëveshjes me yllin e Fiorentinës

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"