FOTO/ Shezni shkaktoi autogol, bashkëshortja e portierit të Juventusit akuzon: Kam marrë komente fyese!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 18:27

FOTO/ Shezni shkaktoi autogol, bashkëshortja e portierit të Juventusit akuzon: Kam marrë komente fyese!

Polonia ka humbur në debutimin e saj ndaj Slovakisë, ku portieri i Juventusit, Vojshiek Shezni u bë portieri i parë në EURO 2020 duke bërë autogol. Një fat i keq ky për portierin e Juventusit, ku midis ofendimeve dhe urrejtjes ekziston dhe një diferencë e bukur ku prezente ishte dhe bashkëshortja e Sheznit, Marina ku me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Instagram” ka shkruar:

marina

“Jam krenare për skuadrën tonë. Kanë luftuar dhe kanë bërë më të mirën e tyre. Emocionet kanë qenë të mëdha! Jam krenare për dashurinë time, Sheznin. Për ne ai gjithmonë është një fitues, pavarësisht se çfarë ndodh në fushën e blertë.

shezni

Jam krenare me faktin që kërkon të përfaqësojë me nder vendin tonë. Nuk kuptoj se kush i shkruan këto komente fyese! Kështu bëni tifo për lojtarët tuaj të kombëtares?”, përfundoi Marina Shezni.

marina 1

marina 2

marina 3

marina 4

marina 5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"