FOTO/ Sherr mes tifozëve të Kukësit dhe Laçit, i plagosur edhe mbrojtësi Albi Alla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 16:46

FOTO/ Sherr mes tifozëve të Kukësit dhe Laçit, i plagosur edhe mbrojtësi Albi Alla

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit, përveç tensionit që pati brenda fushës, ka vijuar me përleshjet edhe pas përfundimit. Siç raportohet, pas mbylljes së takimit, tifozët kurbinas kanë sulmuar grupin e tifozëve të Kukësit, që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin.

24068132_1304219093056768_8277849725125057895_n

Grupet kanë goditur njëra-tjetrën me sende të forta, dhe raportohet se ka të lënduar nga të dy tifozeritë. Kujtojmë që edhe gjatë ndeshjes, dy futbollistë të Kukësit, Idrizi dhe Kale, u goditën dy herë nga tifozët vendas, me çakmak dhe sende të tjera të forta.

23843440_1304219133056764_6776564559682884360_n

Klubi i Kukësit deklaron, se mes të dëmtuarve, është edhe mbrojtësi Albi Alla, i cili është goditur nga tifozët kurbinas.

23843141_1304219116390099_1430969624467375549_n

23915961_1304219066390104_8484841734117376782_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"