FOTO/ Shënoi supergol ndaj Izraelit me fanellën e Shqipërisë, nuk përmbahet e dashura e Uzunit: Drita ime, të dua!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 14:35

FOTO/ Shënoi supergol ndaj Izraelit me fanellën e Shqipërisë, nuk përmbahet e dashura e Uzunit: Drita ime, të dua!

Jo të gjithë kanë dalë të mërzitur nga rezultati i ndeshjes mbrëmjen e djeshme (24 shtator).

Shqipëria u mund nga Izraeli me një rezultat të ngushtë 2-1. Të vetmin gol për Kombëtaren tonë e realizoi Myrto Uzuni, goditje që u konsiderua një “perlë” duke bërë xhiron në rrjetet sociale.

Përvec tifozëve, më e zjarrta ndër to që e festoi këtë moment ishte e dashura e futbollistit, Uarda Hyseni.

UZUNI

Bukuroshja këtë moment e ka ndarë në Instastoryn e saj ku krahas shkruan: “Pavarësisht një përfundimi të kotë, ti e di që je më i miri dhe do të jesh gjithmonë. Jam krenare pafund për ty dhe do të më kesh në krah në çdo hap të jetës tënde. Të dua drita ime.”

Kujtojmë që Myrto Uzuni po jeton një histori dashurie të konsoliduar, teksa duket marrëzisht i dashuruar me bukuroshen 20-vjeçare, Uarda Hyseni, që i ka rrëmbyer zemrën talentit beratas.

Lidhja e dy të rinjve ka nisur muaj më pare, teksa 26-vjeçari duket se ka vendosur që të gjithë golat t’ia dedikojë partneres së tij.

uzuni uarda

myrto uzuni -uarda hyseni

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Gol fenomenal, Myrto Uzuni çmend rrjetin me “perlën” e realizuar në Izrael

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"