FOTO/ Shënoi në minutën e fundit ndaj Hajdukut, Grezda zgjidhet lojtari i javës në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 14:30

FOTO/ Shënoi në minutën e fundit ndaj Hajdukut, Grezda zgjidhet lojtari i javës në Kroaci

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Osijekut, Eros Grezda, u bë protagonist në fundjavë në kampionatin kroat teksa shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes që skuadra e tij luajti ndaj Hajdukut të Splitit, duke i dhuruar fitoren 2-1. Ai nuk e filloi si titullar këtë takim dhe u hodh në fushë vetëm në minutën e 62-të.

osijek_luzern grezda

Për shkak të paraqitjes së mirë që dhuroi në fushë dhe rëndësisë së golit që shënoi, gazeta “Sportske Nogomet” e ka vlerësuar futbollistin shqiptar duke e përzgjedhur si lojtarin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

grezda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"