FOTO/ Shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, Shaqiri merr propozim për martesë nga modelja seksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 16:02

FOTO/ Shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, Shaqiri merr propozim për martesë nga modelja seksi

Mbrëmjen e djeshme ka rrëmbyer zemrën e të gjithë shqiptarëve ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 2-1.

Ishin dy futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që shënuan golat për Kombëtaren zvicerane dhe që bënë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit. Kanë qenë të shumtë që kanë uruar dhe falënderuar dy futbollistët që nga politikanët, artistët dhe populli shqiptar.

 

Madje, një nga modelet më të njohura në vend, nuk është përmbajtur aspak as për simpatinë e treguar haptazi ndaj Xherdan Shaqiri. Është Besa Istrefi nga Mitrovica, e cila ka qenë shumë e përfolur në media për fotografitë e saj artistike nudo.

Ajo ka postuar një foto në “Instastory” ku është momenti që Shaqiri ka shënuar gol. Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë Besa ka treguar se ka dëshirë të martohet me të. “Oh la la, ma lerëni këtë Xherdanin ta martoj”, shkruan modelja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"