FOTO/ Sheikët ndryshojnë historinë e klubit britanik, fanellat e reja si… Arabia Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 14:42

FOTO/ Sheikët ndryshojnë historinë e klubit britanik, fanellat e reja si… Arabia Saudite

Klubi i Njukasëllit njihet si një skuadër me traditë dhe me histori në Angli dhe në Premier Ligë.

NJUKASELL

Së fundmi sipas asaj që ka publikuar britanikja “Daily Mail”, thuhet se sheikët e rinj që kanë marrë në dorë klubin e “qymyrxhinjve” do të ndryshojnë rrënjësisht historinë e këtij ekipi.

Në rrjet po qarkullojnë foto të fanellës së dytë të Njukasëllit për sezonin e ardhshëm ku shihet qartë se uniforma është e njëjta si e kombëtares së Arabisë Saudite, vendi ku kanë origjinën sheikët e klubit.

Njukasëll njihet historikisht si klub “fanatik” me ruajtjen e ngjyrave të tyre bardhezi, por ende nuk dihet nëse fanella e dytë do të jetë e dizenjuar siç është bërë me dije nga mediat.

FAN]

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"