FOTO/ Shaqiri “thumba” legjendës së Mançesterit: Të dhuroj fanellën, por mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 23:30

FOTO/ Shaqiri “thumba” legjendës së Mançesterit: Të dhuroj fanellën, por mos…

Xherdan Shaqiri, dhe legjenda e Mançester Junajtid, Geri Nevill, kanë pasur disa ngacmime në distancë këto ditë. Nevill, deklaroi pak më parë se Shaqiri nuk ishte një lojtar aq cilësor, sa të luajë për Liverpulin.

collage13

Por, Shaqiri iu përgjigj më së miri Nevillit, i cili pasi humbi edhe një bast me ish-lojtarin e Liverpulit, Karrager, dhe do të jetë i detyruar që ta veshë një fanellë të Liverpulit në emisionin në “Sky Sports”.

Ndërkohë, vullnetar ka dalë për t’i dhuruar fanellën e tij, Xherdan Shaqiri, madje edhe me një autograr. “Për fansin tim numër 1, Gerin. Të lutem mos e shit këtë fanellë në internet.”

Shaqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"