FOTO/ Luajnë ndaj Apolonisë, shikoni gjestin e veçantë të lojtarëve të Kukësit para sfidës në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 13:35

FOTO/ Luajnë ndaj Apolonisë, shikoni gjestin e veçantë të lojtarëve të Kukësit para sfidës në Fier

Sot është ditë e veçantë për të gjithë besimtarët mysliman pasi festojnë Fitër Bajramin duke mbyllur kështu edhe muajin e Shenjtë të Ramazanit.

KUKESI

Edhe pse sot skuadra e Kukësit do të ndeshet ndaj Apolonisë me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit, disa lojtarë të verilindorëve kanë falur namazin e Fitër Bajramit.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur futbollistët tonë në xhami, duke falur namazin e Fitër Bajramit. Një pjese e tyre, kanë agjëruar muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe klubi i Kukësit iu uron atyre dhe çdo besimtari, agjërim te pranuar.”

kuk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"