FOTO/ Sërish probleme të Vllaznisë, Këshilli Bashkiak i Shkodrës çon në gjykatë Voltana Ademin dhe Suad Licin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 22:36

FOTO/ Sërish probleme të Vllaznisë, Këshilli Bashkiak i Shkodrës çon në gjykatë Voltana Ademin dhe Suad Licin

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka vendosur ngritjen e padisë kundër kryebashkiakës së Shkodrës Voltana Ademit dhe administratorit të klubit të Vllaznisë Suad Licit.

2-1
Shkak është bërë miratimi i pasqyrave financiare të vitit 2018 për klubin Vllaznia dhe emërimi i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere të Vllaznisë.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës pretendon se vendimet e mbledhjes së këtij organi në 29 maj të këtij viti (për miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Vllaznisë) nuk janë depozituar në QKB aktet e miratuara nga ky organ, por vendimet e firmosua nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademit. Për sa i përket administratorit të Vllaznisë Suad Lici, ai kontestohet se nuk ka përcjellë në QKB vendimet e Këshillit Bashkiak.

dokumenti 1

dokumenti 2

dokumenti 3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"