FOTO/ Rusia prezanton posterin zyrtar të “Rusi 2018”, portieri legjendar Lev Jashin figurë qendrore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2017 | 19:28

FOTO/ Rusia prezanton posterin zyrtar të “Rusi 2018”, portieri legjendar Lev Jashin figurë qendrore

Në Moskë, u prezantua posteri zyrtar i Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik. I dizajnuar nga artisti rus, Igor Guroviç, posteri ka si figurë qendrore, portierin legjendar të ish-Bashkimit Sovietik, Lev Jashin.

rusi 2018

Ai ka luajtur 4 Kupa Bote me Rusinë, dhe është i vetmi portieri në histori, i cili ka fituar një Top të Artë. Posteri u prezantua, vetëm 3 ditë para shortit që do të përcaktojë grupet e fazës finale të Botërorit.

posteri i boterorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"