FOTO/ Ronaldo dhe Pogba larguan pijet nga tavolina, Naingolan bën reagimin epik në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 18:09

FOTO/ Ronaldo dhe Pogba larguan pijet nga tavolina, Naingolan bën reagimin epik në rrjetet sociale

Ish-mesfushori i Interit, Radja Naingolan ka bërë një reagim epik pas veprimeve të fundit të Ronaldos dhe Pogba të cilët larguan nga tavolina e konferencave shishet e Coca-Colas dhe të birrës.

pogba

Naingolan i cili shquhet për jetën e tij të shthurur, ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një fotomontazh ku ndodhet në konferencën për shtyp dhe përpara ka disa shishe të pijeve alkolike.

“Hajde të qeshim” shkruan Naingolan, i cili e ka marrë me humor të gjithë situatën duke mos nguruar të ironizojë.
radja

Reagimi i belgut erdhi pasi Ronaldo ditën e djeshme hoqi nga tavolina dy shishe të Coca-Colas ndërsa të njëjtën gjë bëri dhe Pogba, por kësaj here me shishet e birrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"