FOTO/ Ringu, karriget dhe plehrat. Shihni si është gjendja e stadiumit “Air Albania” një ditë pas duelit të Florian Markut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 22:27

FOTO/ Ringu, karriget dhe plehrat. Shihni si është gjendja e stadiumit “Air Albania” një ditë pas duelit të Florian Markut

Stadiumi “Air Albania” ka pritur në mbrëmjen e të enjtes një aktivitet historik ndërkombëtar, duelin e radhës të Florian Markut i cili mposhti me pikë boksierin Miguel Parra Ramirez. Në vendin tonë nuk ishte zhvilluar kurrë një ndeshje e përmasave të tilla dhe “Air Albania”, i cili ishte mbyllur prej rreth një muaji për aktivitetet futbollistike, u rihap vetëm për këtë sfidë.

bandicam 2022-08-25 21-51-24-503

Pas duelit, ka filluar kthimi në normalitet i impiantit dhe nga fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet qartësisht se si janë çmontuar pjesa më e madhe e skelave të ndërtuara rreth ringut për transmetimin, ndriçimin apo sistemin audio.

Ndërkohë, ka mbetur ringu, karriget e vendosura në pjesën e fushës së ”Air Albania” si dhe plehrat që kanë mbetur nga shikuesit të cilët ishin në këto karrige në fushë.

WhatsApp Image 2022-08-26 at 5.09.02 PM (2) (1) WhatsApp Image 2022-08-26 at 5.09.02 PM (1) (1) WhatsApp Image 2022-08-26 at 5.09.02 PM (3)

FSHF bëri të ditur rreth një muaj më parë se do të mbyllte impiantin “Air Albania” për ndeshjet futbollistike pasi po rinovonte barin e stadiumit dhe ai do të kthehej përsëri funksional për sfidat e futbollit vetëm për ndeshjen e përfaqësues shqiptare ndaj Islandës në fund të shtatorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"