FOTO/ Revoltohen tifozët e Dinamos, ‘’Blue Boys’’ konfirmojnë mungesën për sfidën me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 12:46

FOTO/ Revoltohen tifozët e Dinamos, ‘’Blue Boys’’ konfirmojnë mungesën për sfidën me Egnatian

Paraqitja e dobët e Dinamos ka revoltuar së tepërmi tifozët e bluve të cilët kërkojnë reagim urgjent nga skuadra e tyre.

blue boys

Megjithëse arriti të kualifikohej në Kupë përballë Tiranës, Dinamon e ndihmoi fati duke kaluar në turin e tretë vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Pasditen e sotme, ‘’nëndetësja’’ do të përballet me Egnatian në një sfidë mjaft delikate, ku ndaj skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të jetë detyrim fitorja.

Kjo sfidë do të jetë edhe më e vështirë për Dinamon, pasi tifogrupi ‘’Blue Boys’’ ka zyrtarizuar se nuk do të jetë në stadium për të ndjekur sfidën, ashtu si herët e tjera.

‘’ Sot nuk do të jemi prezent në stadium. Kërkojmë impenjim maksimal nga lojtarët dhe stafi. Presim vetëm fitore. Forca Dinamo’’, shkruhet në postimin te faqja në ‘’Facebook’’. Një mesazh i qartë i dërguar nga tifozët për lojtarët dhe drejtuesit e klubit që nuk i kanë pritur mirë rezultatet e fundit të ekipit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"