FOTO/ Realizoi 2 supergola me Koniasporin, Endri Çekiçi zgjidhet në formacionin e javës përkrah Balotelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 16:27

FOTO/ Realizoi 2 supergola me Koniasporin, Endri Çekiçi zgjidhet në formacionin e javës përkrah Balotelit

Mesfushori i Kombëtares, Endri Çekiçi, i magjepsi të gjithë ditën e djeshme, teksa realizoi 2 supergola në përballjen Koniaspor-Trabzonspor, që përfundoi në barazim 2-2.

Cekici

Talenti pogradecar është duke kaluar një moment të shkëlqyer te skuadra e tij, duke u shndërruar në një lider së bashku me Sokol Cikalleshin.

baloteli 1

24-vjeçari është përzgjedhur dhe në formacionin e javës, teksa përkrah tij qëndron edhe një emër i madh i futbollit italian, si Mario Baloteli, i realizoi gol si dhe asistoi në ndeshje e Superligës turke ndaj Beshiktashit.

Cekici formacioni i javes

Për sa i përket talentit pogradecar, ai në 6 ndeshje ka arritur të realizojë 3 gola me fanellën e Koniasporit, që renditet në vendin e 6-të me 12 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Beshiktashit.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Çekiçi alla Ibra, dopietë dhe çmend Turqinë: Babai më kritikoi, Cikalleshi më ndihmon shumë (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"