FOTO/ Qipriotët e Anorthosis kryejnë stërvitjen e fundit para Laçit, me topat e… FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 17:33

FOTO/ Qipriotët e Anorthosis kryejnë stërvitjen e fundit para Laçit, me topat e… FSHF-së

Anorthosis ka mbërritur që ditën e djeshme në Shqipëri, për sfidën e kthimit ndaj Laçit në turin e parë eliminator në Europa League, dhe ditën e sotme kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.

anorthosis lac1

Ekipit nga Qipro i është vënë në dispozicion stadiumi i Laçit, dhe ajo që bie në sy është se edhe topat janë ata të rinjtë të dhënë nga FSHF për klubet shqiptare. Ata janë topat zyrtarë për edicionin e ri të Superiores, dhe janë vënë në dispozicion nga klubi i Laçit për qipriotët. Kujtojmë që ndeshja do të luhet ditën e nesërme, në orën 17:00, në stadiumin e Laçit.

topi fshf

anorthosis lac3

anorthosis lac2

anorthosis lac

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"