FOTO/ Pritet vetëm zyrtarizimi, shqiptari nga Maqedonia e Veriut shfaqet veshur me fanellën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 18:18

FOTO/ Pritet vetëm zyrtarizimi, shqiptari nga Maqedonia e Veriut shfaqet veshur me fanellën e Tiranës

Tirana ka kryer një tjetër goditje këtë merkato, ku ka siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besir Isenit.

Besir-Iseni

“Panorama Sport” ka siguruar një foto të 22-vjeçarit i cili shfaqet veshur me fanellën e Tiranës në fushën e stadiumit “Selman Stërmas”, aty ku dhe ekipi bardheblu po kryen stërvitjen.

Besir Iseni

FOTO: OLSI AVDIAJ

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i Isenit nga ana e klubit, me 22-vjeçarin që pritet të përforcojë repartin e prapavijës për Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"