FOTO / Prezantim “si të huajt”, por me stilin shqiptar. Te Besa bëjnë lëmsh gjithçka në zyrtarizimin e afrimeve të bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 22:47

FOTO / Prezantim “si të huajt”, por me stilin shqiptar. Te Besa bëjnë lëmsh gjithçka në zyrtarizimin e afrimeve të bujshme

Klubi i Besës ka bërë disa lëvizje të bujshme në ditët e fundit, duke përforcuar radhët e tij për edicionin e ardhshëm ku synojnë që të jenë protagonistë me kthimin përsëri në elitën e futbollit shqiptar. Disa lojtarë të njohur në futbollin shqiptar janë afruar në ekip dhe kavajasit janë munduar që t’u japin rëndësinë e duhur që në prezantimin që u kanë bërë.

besa blerjet

Por për fat të keq, duke prezantuar Nertil Hoxhajn, Mikel Cankën e Julian Çelën, klubi ka ngatërruar thuajse gjithçka e kjo shihet në fotot e prezantimit të tyre. Lojtarët shfaqen duke mbajtur një shall para tyre, siç ndodh rëndom në çdo vend të botës.

besa cela

Por po të shihet me vëmendje, shalli me të cilin janë prezantuar lojtarët, ka thuajse gjithçka gabim përveç emrit Besa. Në vend të fjalës “forca” në shqip, ajo është shkruar në italisht dhe ky është gabimi më i vogël. Ai më i madh është që në shall nuk gjendet stema e Besës, por një stemë e vendosur nga dizenjatori i këtij shalli që më pas e ka dërguar në klubin kavajas që të bëjë këto prezantime të bujshme.

mikel canka nertil hoxhaj

Një ekip që nuk ka stadium dhe i luan ndeshjet jashtë qytetit të tij me histori të madhe në futbollin shqiptar, ndoshta nuk e ka mendjen te germa e një fjale apo një logo që nuk është e saja në shall. Por me objektivin që kanë kavajasit, rruga drejt elitës dhe kthimit të Besës aty ku i takon, ndoshta duhet të fillojë që këtu…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"