FOTO/ Presidenti i Sadikut dhe Bares kërkon hetim ndërkombëtar për ndeshjen e famshme të 7 viteve më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:18

FOTO/ Presidenti i Sadikut dhe Bares kërkon hetim ndërkombëtar për ndeshjen e famshme të 7 viteve më parë

Presidenti i  klubit të Malagës ku luajnë dy futbollistët e Shqipërisë Keidi Bare dhe Armando Sadiku i ka bërë thirrje të hetohet takimi kontraves i çerekfinales së Ligës së Kampioneve midis Malagës dhe Borusia Dortmundit e luajtur në 9 prill të vitit 2013 për Ligën e Kampioneve.

835873-56838-xqethgkcbp-1493301130

Sheiku Abdullah al-Tani publikoi disa foto në profilin e tij në “Tëitter” të golit të diskutueshëm të ish-futbollistit të Borusias Dortmundit Santana, i cili shënoi në pozicion jashtë loje duke e çuar rezultatin në 3-2 (takimi i parë 0-0) gjë që ndihmoi në kualifikimin e verdhezinjve për në gjysmëfinale.

130410091722-felipe-santana-single-image-cutjpg
“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi kundër Malagës. Kjo është një ndeshje banditësh. Kërkojmë të hapet një hetim i drejtë dhe transparent. Kërkojmë drejtësi. Respekt për Malagën! Ditë e zezë për futbollin në botë në 9 prill 2013”, shkruan sheiku nga Katari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"