FOTO/ “Premtoj ujë”, futbollisti i Interit ironizon pasi i hoqën patentën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 10:16

FOTO/ “Premtoj ujë”, futbollisti i Interit ironizon pasi i hoqën patentën

Futbollisti i Interit Marselo Brozoviç reagoi në mënyrë ironike ndaj heqjes së patentës së automjetit të tij dhe gjobitjes prej klubit për shkelje disipline jashtë fushe.
brozovic
Në një mesazh të publikuar në “Instagram”, kroati shkruan se “premton vetëm ujë”, duke u përpjekur të tregohet një njeri shembullor dhe i kujdesshëm, ndërsa mban veshur në fytyrë një maskë për t’u ruajtur nga infektimi me COVID-19.

Policia rrugore konstatoi se ai kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar duke bërë që t’i hiqej patenta.


View this post on Instagram

Promesso… solo acqua! ?

A post shared by Super]Kralj[tata]BroZ (@marcelo_brozovic) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"