FOTO/ Po zhgënjen te Reali, Isko i dedikohet kinematografisë dhe bëhet… aktor komedian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 23:06

FOTO/ Po zhgënjen te Reali, Isko i dedikohet kinematografisë dhe bëhet… aktor komedian

Teksa performanca me Realin e Madridit ka lënë për të dëshiruar kohët e fundit, ylli spanjoll, Isko, ka vendosur t’i dedikohet kinematografisë. Në 19 nëntor,  do të dalë në Rusi komedia “Quarantine Stories” me protagonist kryesor mesfushorin e Real Madrid.

isco-aktor-1

28-vjeçari së bashku me të shoqen Sara Salamo, do të interpretojnë një çift të martuar. Bëhet fjalë për një rrëfim të pesë historive ironike mbi pasionet e një çifti në izolim total.

isco-aktor

Filmimet janë bërë gjatë karantinës së të dyve, duke përdorur një smartphone. Regjia u zhvillua në distancë, ndërsa aktorët u filmuan. Më 18 nëntor, premiera në Moskë do të shfaqet në kinemanë Formula Kino TsDM.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"