FOTO/ Po shkëlqen te Verona, Kumbulla merr çmimin e parë nga… Bashkia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 18:50

FOTO/ Po shkëlqen te Verona, Kumbulla merr çmimin e parë nga… Bashkia

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, po shkëlqen këtë vit tek Verona në Serinë A italiane. Vetëm 19-vjeç, dhe mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Itali.

kumbulla familja cmimi

Ndërkohë, për këto paraqitje në nivele kaq të larta, Kumbulla është vlerësuar me një çmim mirënjohje nga vetë Xhovani Dal Cero, kryebashkiaku i ‘Castelnuovo del Garda’, një qytet i vogël pranë Veronës, aty ku është rritur Marashi.

kumbulla cmimi

“Administrata komunale i jep Marash Kumbullës këtë çmim mirënjohje, për debutimin e tij në Serie A. Me sakrificë, këmbëngulje, dedikim dhe përkushtim, ka transformuar një ëndërr në realitet” – shkruhet në fletën e mirënjohjes dhënë nga komuna për Kumbullën.

cmimi kumbulla

Ndërkohë, vetë mbrojtësi u shpreh i vlerësuar për këtë çmim të marrë ditën e sotme. “Një nder i madh për mua. Shpresoj që të jem një shembull për shumë djem të tjerë që kanë këtë ëndërr si unë” – u shpreh Kumbulla. Vetë klubi i Veronës e ka uruar 19-vjeçarin për këtë çmim të marrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"