FOTO/ Po punohet me ritme të larta, ja si duket stadiumi i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 17:30

FOTO/ Po punohet me ritme të larta, ja si duket stadiumi i Kukësit

Prej dy sezonesh Kukësi, nuk ka një stadium të vetin dhe është detyruar të luajë në impiante të ndryshme.

stadiumi

Punimet në “Zeqir Ymeri” po ecin me ritme të shpejta dhe deri më tani, thuajse kanë përfunduar ngritjet e tribunave.

Presidenti i verilindorëve, Safet Gjici është shprehur se ky stadium do të përfundojë deri në verën e vitit 2020 dhe se Kukësi sezonin tjetër do të luajë në shtëpinë e vet.

stadium

Nënkampionët e Shqipërisë janë endur në stadiume të ndryshme, gjë që ka ndikuar jo pak në objektivat e skuadrës sezonet e fundit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"