FOTO/ Peticioni për të larguar Halandin nga Premier Liga, shoku i skuadrës “korrigjon”: Përjashtojeni nga… futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 14:32

FOTO/ Peticioni për të larguar Halandin nga Premier Liga, shoku i skuadrës “korrigjon”: Përjashtojeni nga… futbolli

Erling Haland është padyshim protagonist kryesor në Premier Ligë këtë sezon, me 14 gola në 8 ndeshje të luajtura.

haland2

Kështu në Angli nisi një peticion për ta përjashtuar norvegjezin nga elita e futbollit anglez, për shkak se ishte një robot dhe numri i personave që firmosën ishte mbi 2 milionë. Gjithsesi kjo gjë nuk u mor parasysh nga asnjë organ i futbollit ose shtetëror duke parë që u nis në një formë shakaje.

Me anë të një postimi në “Twitter”, shoku i tij i skuadrës, Ajmerik Laport, ironizoi këtë peticion duke e “korrigjuar” dhe në vend të Premier Ligës, shkruante që Haland të përjashtohej nga futbolli.

laport

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"