FOTO/ Pësoi një ndërhyrje të rëndë, mbrojtësi i Mançester Sitit “falënderon” Brojën me shokë: Rrofshi për suvenirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 16:14

FOTO/ Pësoi një ndërhyrje të rëndë, mbrojtësi i Mançester Sitit “falënderon” Brojën me shokë: Rrofshi për suvenirin

Sauthemptoni ndali vrullin prej 12 fitoresh radhazi të  Mançester Sitit. Ekipi i Brojës barazoi 1-1, në një ndeshje mjaft të luftuar. Pati dhe përplasje dhe lëndime të rënda gjatë ndeshjes.

mbrojtesi

Ai që e ndjeu më shumë këtë ishte mbrojtësi i Mançester Sitit, Aimerik Laport. Spanjolli pësoi një të çarë në kofshën e majtë pas një ndërhyrjeje të Armstrong.

Këtë moment 27 vjeçari e ka ironizuar në rrjetet sociale duke “falënderuar”, skuadrën e Brojës për këtë ndërhyrje.

“Epo, rrofshi për suvenirin”, shkruhej në postim.

laport

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"