FOTO/ Pështyu kundërshtarin, por Duglas Kosta thotë versionin e tij: Ju nuk e dini…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 17:22

FOTO/ Pështyu kundërshtarin, por Duglas Kosta thotë versionin e tij: Ju nuk e dini…

Nga 3 deri në 5 javë skualifikim, dhe një gjobë që mund të arrijë deri në 100 mijë euro, rrezikon Duglas Kosta, për bërrylin dhe pështymën ndaj lojtarët të Sasuolos, Di Françesko, në ndeshjen e ditës së djeshme.

duglas kosta peshtyn kundersharin

Por, pasi kërkoi falje ditën e djeshme, është vetë braziliani që kërkon të shpjegojë versionin e tij të historisë, teksa i kthen përgjigje një tifozi në Instagram. “Jam zgjuar në 5 të mëngjesit që kur kam qenë 12 vjeç. Dhe ju nuk e dini se çfarë më tha ai mua. Por gjithsesi, i kërkoj falje të gjithëve pasi ajo që bëra ishte gabim” – i shkruan Kosta një tifozi. Dhe në të njëjtin postim, ishin edhe shokët e skuadrës, Kanselo, Perin apo Pinsolio, që shkruajnë mesazhe solidarizuese për Duglas Kostën.

C_29_articolo_1236531_lstParagrafi_paragrafo_0_upiImgParOriz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"