Foto / Përplasje mes policisë dhe tifozëve poshtë Kullës Eifel në Paris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 23:01

Foto / Përplasje mes policisë dhe tifozëve poshtë Kullës Eifel në Paris

Fanzona më e madhe në Francë, ajo poshtë Kullës Eifel në Paris, është mbushur që në orët e para të pasdites, me dhjetëra mijëra tifozë që kanë zgjedhur këtë vend për të parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Francës.

2,w=985,c=0.bild

Duke parë fluksin e madh të tifozëve, policia franceze vendosi që të ndalonte hyrjen e të tjerëve pas orën 20:30, duke bërë të qartë se ishte tejkaluar kapaciteti.

2,w=559,c=0.bild

Tifozët e mbetur jashtë, kanë përdorur forcën për të hyrë, duke filluar një përplasje të dhunshme me forcat e policisë franceze.

kulla eifel

Kjo e fundit, ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë, turmën, ndërsa sipas mediave franceze, ka pasur disa të plagosur nga këto ngjarje në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"