FOTO/ Përplasja me Vesinon, dëmtimi i Manxukiçit ishte i vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 18:47

FOTO/ Përplasja me Vesinon, dëmtimi i Manxukiçit ishte i vjetër

Shqetësim në shtëpinë bardhezi për kushtet fizike të Mario Manxukiç, “viktimë” e një ndërhyrjeje nga Matias Vesino në minutat e para të sfidës kundër Interit. Sipas një komunikimi zyrtar të Juventusit, kroati ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës për plagën e pësuar mes kaviljes e pjesës së brendshme të kërcirit.

auto_Screenshot_201525091347

Sulmuesit, i cili menjëherë pas ndeshjes postoi imazhet e të çarës, i janë bërë dhjetë qepje. Shqetësimi parësor është i lidhur me kohët e riaftësimit dhe është thuajse e sigurt mungesa për angazhimin e radhës në kampionat.

auto_mandzukiv-lendimi-foto-31525091304

DILEMA – Në studiot e “Sky Sport” u përfol edhe lidhur me një “dëmtim të vjetër” (duke iu referuar, me shumë mundësi, incidentit pas kontaktit me Mbajenë e Bolonjës, në dhjetor 2017: 13 qepje në atë rast) që Manxukiç ka shfaqur gjatë momentit kur u kap nga telekamerat në InterJuve, teksa ulte palestrinën për të kontrolluar gjendjen: dyshim i lindur nga fakti se kroati del nga fusha jo menjëherë por pas plot 66′ (në të 83-tën, ndërsa Vesino doli nga loja në të 18-tën).

auto_110123689-ddfb03fc-1626-4297-bbc6-a230bf0d46a3_11525091281

Episod ky që ka shkaktuar jo pak polemika (e kuptueshme për nga pesha e sfidës), e që mund të vijojnë pa frikë deri në fund të kampionatit.

RIAFTËSIMI – Siç u raportua nga faqja zyrtare e “Zonjës”, pra, kushtet e Manukiçit mbeten për t’u vlerësuar. “Si pasojë e plagës së thellë të pësuar në pjesën e brendshme të kaviljes së djathtë, pas kthimit në Torino gjatë mbrëmjes, Mario Manxukiç i nënshtruar operacionit kirurgjikal. Është në rrezik prania e lojtarit për ndeshjen e kampionatit të së shtunës që vjen ndaj Bolonjës”.

226

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"