FOTO / Përgjaket Uejn Runi, vetëm i famshmi Martin Atkinson vazhdon të mos shohë asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 20:13

FOTO / Përgjaket Uejn Runi, vetëm i famshmi Martin Atkinson vazhdon të mos shohë asgjë

Vetëm një gjyqtari si Martin Atkinson mund t’i shpëtonte një episod si ai i ndeshjes së sotme mes Everton dhe Bournmuth, ku Uejn Runi përfundoi i përgjakur në fushën e lojës.

44A0E9C300000578-4912838-image-a-18_1506179710659

Sulmuesi anglez u godit me bërryl gjatë një dyluftimi ajror nga Sajmon Frensis, por për gjyqtarin anglez, të cilin tifozët shqiptarë e kujtojnë nga ndeshja e famshme Serbi-Shqipëri ku ai tentoi të rifillonte takimin në një atmosferë anormale, ndërhyrja ishte e rregullt.

449FE3E000000578-0-image-a-1_1506178106639

Kjo, pavarësisht faktit se Runi u gjakos në fytyrë pas një çarje që pësoi në vetullën e majtë dhe ia tregoi qartësisht gjyqtarit që mban stemën e FIFA-s.

44A0EBE300000578-4912838-image-a-17_1506179706899

Sulmuesi u desh që të dilte jashtë fushës së lojës jo vetëm për të marrë mjekim, por edhe për të ndërruar fanellën dhe mbathjet të cilat ishin përgjakur nga dëmtimi i tij.

449FE1A000000578-0-image-a-2_1506178110172

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"