FOTO / Përfundon shtrimi i fushës, ja si duket stadiumi i Kukësit pak ditë para inaugurimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 21:32

FOTO / Përfundon shtrimi i fushës, ja si duket stadiumi i Kukësit pak ditë para inaugurimit

Merr fund shtrimi i tapetit të barit në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës. Impianti është rikonstruktuar plotësisht dhe tashmë kishte nevojë vetëm për shtrimin e tapetit të barit, për të cilinë është punuar intensivisht në dy javët e fundit.

kukesi zeqir ymeri

Tashmë ky proces ka përfunduar dhe në klub presin vetëm të marrin dritën e gjelbër nga specialistët përkatës që të mund të venë në përdorim impiantin dhe të luajnë më në fund pas tre viteve shtegtim në fushën e tyre.

Klubi ka vendosur ndeshjen me Tiranën më 20 nëntor si objektiv për inaugurimin e impiantit, por mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të mbyllet në kohën e duhur për atë duel, pasi në Kukës nuk duan që të shkatërrojnë tapetin e ri pa e nisur mirë, siç ka ndodhur në impiante të tjera ku janë ngutur për të zbritur në fushë.

dsdsdsdd kukesi zeqir ymeri kukesi zeir ymeri zeiqri ymeri kukesi kueksi

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"