FOTO/ Përfliten se janë në një lidhje, por këtë detaj rreth Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit me siguri nuk e dinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 12:43

FOTO/ Përfliten se janë në një lidhje, por këtë detaj rreth Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit me siguri nuk e dinit

Megi Pojani është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale.

Aktorja është shumë aktive në Instagram ku ndan çdo gjë nga jeta e përditshme. Ndërsa, përsa i përket jetës private, Megi është treguar gjithmonë hermetike. Mirëpo këtë herë gjërat kanë ndryshuar.

 Prej disa ditësh tashmë Megi Pojani dhe Endri Çekiçi po përfliten se janë në një lidhje. Detaje të shumta nga fotot e aktores dhe futbollistit në Instagram konfirmojnë dyshimet e ngritura.

Por këtë detaj është e sigurtë që nuk e keni vënë re rreth çiftit të ri. Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në internet, do të shikojmë që Endri është më i vogël në moshë se Megi. Aktorja është dy vite më e madhe se futbollisti i Kombëtares. Mesa duket edhe në këtë rast vlen shprehja që “dashuria nuk njeh moshë.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"